„Solidarität als Widerstand“ ist der Werkzyklus von Mentor Berisha, den er in den letzten Jahren in der Malerei entwickelt hat und der sich auf das Thema der Sensibilisierung verschiedener soziokultureller Gruppen in den 90er Jahren im Kosovo ausrichtet. Dieser Zyklus enthält Motive der „Blutvergebung“ „Falja e Gjaqeve“, vieler traditioneller albanischer Familien, einer Aktion der Volksversöhnung als Akt gegen das Böse (Blutrache), initiiert von einer Gruppe von Intellektuellen unter der Leitung von Prof. Anton Çetta; sowie Motive aus dem „Bergarbeiterstreik der Trepça-Mine“ als Solidaritätsakt albanischer Arbeiter gegen das damalige Regime, der später zu ihrer Entlassung führte und damit gegen jede internationale Konvention zur Gewerkschaftsorganisation verstieß.
In den Motiven dieser Zyklen steckt eine Kulturgeschichte des kosovarischen Erbes, die durch das kreative künstlerische Labor ihren Weg zurück in unsere Zeit findet. Sie erscheinen uns als Identitätsarchetypen durch einen ganz besonderen Stil, wie im modernen Expressionismus, sodass die Gemälde mehrdimensional wirken. Mentor Berisha verwendet in diesem Zyklus eine spezielle Technik, vom „Spachteln“, und malt „Alla Prima“. Gemälde, die eine plastische Malstruktur ans Licht bringen, sodass figurative Tiefen entstehen, die den Vorteil der dritten Dimension haben. Das wird durch den Einfluss der Lichtwirkung ermöglicht. An manchen Stellen rufen die dicken Schichten eine Korrespondenz mit der Skulptur hervor.
Mentor Berisha ist bekannt für den ausdrucksstarken Inhalt und die Komposition hin zu einer neuen Bildherrschaft mit Schattierungen des modernen Expressionismus in der Malerei, für die starke Kraft in der Auswahl der Farben, die spezifische Platzierung des Lichts in Fragmenten von Teilbildern, durch eine freiere und offenere Praxis.
>>Baden bei Wien: “Solidarität als Widerstand”
„Solidariteti si Rezistencë“
Ekspozitë personale nga Mentor Berisha
Theater am Steg, Johannesgasse 14, 2500 Baden
Data e hapjes: e mërkurë 20.09. 20:00
Datat e ekspozitës: e mërkurë 20.09. – e diel 01.10.2023
„Solidariteti si Rezistencë“ është cikli i punimeve të Mentor Berishës të realizuara gjatë viteve të fundit në pikturë, dhe ka për fokus temën e sensibilizimit të grupeve të ndryshme sociale-kulturore, përgjatë viteve 90-ta në Kosovë.
Ky cikël përmban motive nga „Falja e Gjaqeve“, të shumë familjeve tradicionale shqiptare, aksion i pajtimit gjithëpopullor si akt kundër së keqes (gjakmarrja) i nisur nga një grup intelektualësh të udhëhequr nga prof. Anton Çetta, si dhe „Greva e Minatorëve të Minierës së Trepçës“, si akt solidar i punëtorëve shqiptarë kundër regjimit të atëhershëm, që rezultoi më vonë me largimin e tyre nga puna, duke thyer çfarëdo konvente ndërkombëtare mbi organizimin sindikal.
Në motivet e këtyre cikleve gjendet një histori kulturore e trashëgimisë kosovare, që përmes laboratorit krijues artistik rigjejnë rrugën e kthimit në kohën tonë. Ato na rishfaqen si arketipe identitare përmes një stili mjaft të veçantë, siç është ekspresionizëmi modern, ku pikturat shprehin më tepër se anën e tyre dydimensionale. Mentor Berisha, në këtë cikël përdorë një teknikë të veçantë, `spachtel`, duke pikturuar `Alla Prima`; piktura që manifestojnë një strukturë plastike pikturimi që dalin nga tehu elastik përbrenda e paralelisht me sipërfaqen e kanavacës. Në të krijohen thellësi figuracionesh që kanë avantazhin e dimensionit të tretë – e që mundësohet nga ndikimi i efektit të dritës, e ku vende vende, shtresat e trasha krijojnë korrespondencë me skulpturën.
Mentor Berisha është i njohur për përmbajtjen dhe kompozicionin shprehës drejt një rregulli të ri imazhor me nuanca të Ekspresionizmit modern në pikturë, për forcën e thekshme në përzgjedhjen e ngjyrave, vendosjen specifike të dritës në copëza subimazhesh, përmes një praxis-i më të lirë e të hapur çastësor.
>>RTK “Solidariteti si Rezistencë”