“We Are Founding a City”
“We Are Founding a City”, platformë kreative kjo që kishte për qëllim themelimin e një “qyteti” vizionar, afër Vjenës së Austrisë, nga data 22-24 gusht. Berisha në mesin e shumë krijuesve të artit dhe muzikës bashkëkohore, si: Olga Neuwirth, Claudia Bosse, Max Nag, Eugène Michelangeli, Maria Radutu, Marino Formenti dhe shumë artistë të tjerë, është prezantuar me tre piktura dhe një videoinstalacion që përmbledhin dy nga ciklet e fundit të tij: “Greva e Minatorëve të Trepçës” (1989) dhe “Falja e Gjaqeve” (1990). Ky prezantim ka shënuar një moment të rëndësishëm në krijimtarinë e tij artistike për të ndarë para një audience ndërkombëtare dy prej ngjarjeve më domethënëse të historisë fundit që quan drejt themelimit të shtetit të Kosovës.